970×90
970×90

Tuna habit të gjithë me gjestin e saj për Patrisin

Tuna habit të gjithë me gjestin e saj për Patrisin

Çifti shumë i komentuar i showbizit, Tuna dhe Patris Berisha janë përfolur shpesh për një ndarje të mundshme.


Megjithatë pak kohë më parë i ftuar në emisionin “Një kafe me Labin”, Patrisi bëri me dije se ai dhe Tuna vazhdojnë të jenë bashkë dhe janë shumë të lumtur.

Këtë e vërtetojnë së fundmi dhe Tuna e cila ditën e djeshme e ka uruar publikisht bashkëshortin e saj me rastin e ditës së lindjes.

Ajo ka publikuar një foto të Patrisit pranë Tianit dhe e ka uruar me fjalët më të ëmbla.

“I dashur burrë, do doja të uroja më të mirat por ti tashmë i ke. Më ke mua dhe Tianin”, ka shkrua këngëtarja. Patrisi po e kalon ditëlindjen në karatinë prandaj dhe si shkrim dekor për tortën ka zgjedhur “torta e karantinës”.

Related posts