Edhe pse jo fort aktiv në rrjetet sociale, çifti Haradinaj na ka befasuar sonte, shkruan GazetaBlic.Është deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ai i cili sot ka festuar ditëlindjen e tij të 40-të.Duke marrë parasysh se është një figurë politike, urimet për të nuk kanë pasur të ndalur qysh nga orët e hershme të mëngjesit. Por, është gruaja e tij, Lola Haradinaj ajo e cila ia ka dhuruar dhuratën më të mirë nga të gjithë.
Ajo në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram” ka bërë publike tri fotografi ku shihet bashkë me Dautin teksa po shkëmbenin një puthje plot pasion, shkruan GazetaBlic.
“Dashuria ime e përjetshme” – është përshkrimi i që Lola u ka vënë tri fotografive të njëpasnjëshme të publikuara.Siç edhe mund të vërehet, çifti kanë shkëmbyer puthjen në prezencën e shumë personave të tjerë që ishin të ftuar në këtë ditë gëzimi. Kujtojmë që edhe vëllai i Daut Haradinaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me të marrë postin kishte marrë publikisht një puthje në Kuvendin e Kosovës, nga gruaja e tij Anita Haradinaj.