970×90
970×90
970×90
970×90

Kurti thotë se Grenell do që marrëveshja Kosovë-Serbi të kryhet në shtator

Kurti thotë se Grenell do që marrëveshja Kosovë-Serbi të kryhet në shtator

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur sërish për raportet me emisarin special amerikan Richard Grenell.


Kurti përsëriti në bisedën me studentët e Harvardit se Grenell po bënë shumë presion për të arritur një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës e Serbisë.

”Ai po do vetëm ta përfundojë këtë marrëveshje shpejt. Nëse ne kemi kaq shumë nxitim, atëherë s’mund të kemi diçka historike”.

Më tejKurti zbuloi se ka dëgjuar që Grenell po do që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë të përfundojë më së voni në shtator.

”Jam i brengosur për trajtimin e tij. Mendoj që ai do që marrëveshja të kryhet më së voni në shtator. Por më kujtohet që në tetorin e kaluar më pati thënë se marrëveshja duhet të kryhet në shkurt”, ka deklaruar Kurti.

Related posts