Konsiderohet njëri nga parqet më të mira që ka Kosova, por nga disa qytetarë të pa ndërgjegjshëm është mbuluar me mbeturina.
Parku i Moronicës i cili ndodhet në Junik, është një nga karakteristikat kryesore të pejsazhit malor të kësaj komune.
Moronica shtrihet përgjatë lumit Ereniku, i cili ofron një ndarje fizike nga qyteti, duke krijuar një ambient përrallorë si për vendasit ashtu edhe për turistët.
Por, nga qytetarë të ndryshëm kjo pamje e bukur është kthyer në një pamje jo të mirë nga mbetjet e mbeturinave të cilat e kanë mbuluar parkun, shkruan GazetaProjekti.
Ku qytetarë të pa ndërgjegjshëm kanë shfrytëzuar parkun dhe mbeturinat kanë vendosë ti lënë aty.