Një mërgimtar në Zvicër ka publikuar një pullë postare me portretin e Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë të Kosovës.
Në fotografitë që janë shpërndarë në rrjetet sociale, ajo në shikim të parë duket si si pullë origjinale e shtetit të Zvicrës, megjithatë pulla të tilla postare mund të bësh në internet duke vendosur fotografinë që dëshiron, shkruan reporteri.
Albin Kurti njihet për përkrahjen e madhe që e ka në diasporë, shumica prej të cilëve edhe e votuan në zgjedhjet e fundit.