970×90
970×90
970×90
970×90

Ahmet Isufi: LDK duhet ta pret liderin e vet të kthehet, e pastaj të kërkojë zgjedhje

Ahmet Isufi: LDK duhet ta pret liderin e vet të kthehet, e pastaj të kërkojë zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, e ka komentuar kërkesën e LDK-së për një marrëveshje mes partive politike me qëllim të caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme.

“Opozita është duke e kryer rolin e vet. Ajo çdo ditë duhet ta proklamojë se është e interesuar ta përmirësojë qeverinë ose ta rrëzojë atë”.

“Është një gjendje që nuk ka qenë në të kaluarën – votat e koalicionit qeverisës janë në një pikë të njëjtë me opozitën. Numrat janë në balancë”.

Isufi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se partitë politike duhet t’i shohin gjendjet e tyre respektive, pastaj të shkohet në zgjedhje.

“Ka edhe angazhime politike brenda subjekteve politike. Ka parti që nuk janë të interesuara të shkojnë në zgjedhje”.

“Cilido prej liderëve të partive duhet ta shohë gjendjen në partitë e tyre e pastaj të kërkojnë zgjedhje”.

Isufi madje ka “thumbuar” LDK-në, duke thënë se përfaqësuesit e kësaj partie duhet ta presin kthimin e kryetarit të partisë Isa Mustafës nga Gjermania, ku është në trajtim mjekësor dhe më pas të kërkojnë zgjedhje të reja.

“E kanë kryetarin që është i sëmurë dhe pritet të kthehet në Kosovë”.

“Ta presin të kthehet Isa Mustafa që të mund ta drejtojë partinë dhe jo paraprakisht të nguten, sepse në këtë rast konsiderojmë se nuk është momenti për zgjedhje”.

“Edhe partitë tjera derisa kanë shpallur zgjedhje të brendshme është problem të hyjnë në procesin zgjedhor”.

“Derisa ka qeveri funksionale dhe dinamike që meriton ta përfundojë mandatin ajo duhet të lejohet t’i përfundojë proceset. Kjo qeveri ka marrë përsipër dhe po kryen procese që kanë ngelë në disa mandate”.

Megjithatë, nënkryetari i AAK-së ka thënë se partia ku ai bën pjesë është gati në rast se do të ketë zgjedhje të reja në Kosovë.

“Sa i përket AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar, e po ashtu edhe ne si Grup Parlamentar, që jemi të gatshëm të hymë në zgjedhje kurdo që ndodhin ato”.

Related posts