970×90
970×90

Gjermania shënon numrin më të vogël të vdekjeve nga COVID-19 në gjashtë javët e fundit

Gjermania shënon numrin më të vogël të vdekjeve nga COVID-19 në gjashtë javët e fundit

Gjermania të hënën raportoi rritjen e saj më të ulët të vdekjeve të koronavirusit në një periudhë 24-orëshe që nga 25 marsi, tha qendra e vendit për kontrollin e sëmundjeve, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch, 43 njerëz vdiqën nga simptomat që lidhen me COVID-19 midis të dielës dhe të hënës, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në shkallë vendi në 6.692.

Numri i infeksioneve të reja në Gjermani gjithashtu mbetet relativisht i ulët, me 679 raste të reja të konfirmuara, transmeton lajmi.net.

Në të njëjtën hapësirë kohore 24-orëshe, rreth 2.200 njerëz u shëruan nga virusi.

Related posts