Numri i madh i ministrave e vendos Kosovën një hap përpara Zvicrës. Qeveria e njërës prej shteteve më të fuqishme në botë, siç është Zvicra ka 7 ministri, ndërsa Kosova 21. Një fotografi që po qarkullon nëpër rrjetet sociale po bën një krahasim të tillë, shkruan Gazeta Express
Hapi i vetëm që Kosova është më përpara Zvicrës është numri i madh i ministrave. Qeveria Haradinaj është kujdesur që së fundmi të shtojë një Ministri të re, bëhet fjalë për atë të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Një krahasim i tillë është bërë edhe në të kaluarën. Kina me 1.4 miliard banorë ka 20 ministri, ndërsa Kosova me rreth 2 milionë banorë ka 21 ministri. Apo një më shumë sesa Kina. /Express