970×90
970×90

Reagon i mandatuari për kryeministër: Asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cenohet

Reagon i mandatuari për kryeministër: Asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cenohet

I mandatuari për kryeministër në qeverinë e re të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi u dekretua nga presidenti Thaçi për kryeministër të ri të vendit.


Ai ka thënë se legjitimimi i institucioneve të reja të Kosovës do të bëhet në mënyrë demokratike dhe se asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cënohet, shkruan Reporteri.

“Legjitimimi i institucioneve ekzekutive te Kosoves, permes votimit te Qeverise se re, do te ndodhe ne menyre demokratike permes votes se perfaqesuesve te popullit ne Kuvend.
Asnje shkronje e Kushtetutes nuk do te cenohet, perkundrazi, ajo do te respektohet e lartesohet”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme ka dekretuar Hotin si kandidat për kryeministër të ri të Kosovës. Vendimi për dekretimin e Hotit është dërguar në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në anën tjetër LDK ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë për të shtunën, në ora 13:00. 

Related posts