
Kampionati francez është mbyllur përfundimisht për këtë sezon, për shkak të Koronavirusit që ka pushtuar Francën dhe ka sjellë viktima të shumtë.
Ndryshe nga vendet e tjera, në këtë vend është shpallur edhe ekipi kampion, që është PSG-ja, ashtu siç edhe pritej.
Gjithashtu për veç titullit kampion, janë përcaktuar edhe skuadrat që do të shkojnë në kupat e Europës dhe do të bien në një kategori më poshtë.
PSG-ja, Marseja, dhe Renes do të shkojnë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Lilë, Reims dhe Nisa do të luajnë në Europa Ligë, duke mbetur kështu Lioni që renditej në vendin e 7-të jashtë kupave Europiane.
pDo bien një kategori më poshtë, Amiens dhe Tuluz, të cilët ndonëse ishin edhe 10 ndeshje për tu luajtur nga sezoni i ardhshëm do militojnë në Ligue 2.