970×90
970×90
970×90
970×90

Ekrem Hajdari: Qëllimi im është përfundimi i misionit të AKP-së

Ekrem Hajdari: Qëllimi im është përfundimi i misionit të AKP-së

Kryetari i Agjencionit Kosovar të Privatizimit, z, Ekrem Hajdari, në intervisten dhënë për Gazeten Projekti, ka vlerësuar të arriturat e Agjencionit Kosovarë të Privatizimit dhe sfidat gjatë periudhës së menaxhimit të tij në krye të AKP-së.

 

“Qëllimi im është përfundimi i misionit të AKP-së në bazë të një plani 5 vjeçar që shtrihet me një dokument të cilin e kemi emëruar si “ Strategjia Përmbyllëse”, ku aty i kemi paraqitur objektivat që përfshihen: Asetet, të cilat duhet të privatizohen, sfidat, kontestet e shumta gjyqësore pronësore, pretendime të palëve edhe jashtë vendit, ku bordi është dakorduar dhe ka miratuar këtë plan. Dhe nga viti 2016 deri me tani, ne jemi në fazën e realizimit të 95% të planit që e kemi paraparë” ka thënë Hajdari.

Gazeta Projekti: Z. Hajdari, nga koha kur keni filluar mandatin e drejtorit menaxhues, sa janë realizuar objektivat e juaja?

Ekrem Hajdari: Kam filluar mandatin me 1 Qershor 2016, dhe nga ai moment qëllimi ka qenë që ta dizajnojmë një plan të veprimit që e kthen një dinamizem shumë intenzivë në procesin e Privatizimit. Në kuadër të këtij plani të veprimit kemi përshpejtuar procesin shumëfish. Mirëpo, jemi ballafaquar me një situatë ku nga të gjitha asetet që i ka pas në menaxhim AKP-ja, 45% janë likuiduar dhe privatizuar gjatë qershorit 2016, ndërsa AKP-ja është themeluar gjatë vitit 2002, 2003 që i bie se për 15 vite janë likuiduar dhe privatizuar vetëm 45 %. Ndërsa, në këtë 55 % tjetër u dakorduam me bordin ta përfundojmë për 5 vite. Dhe, në kuadër të kësaj, ne kemi krijuar një dokument që e kemi quajtur “Strategjia Dalëse”, që i bie se si ta mbyllim AKP-në sa më shpejt, sepse nuk ka nevojë AKP-ja t`i qëndrojë barrë bugjetit të Kosovës për dekada, kur dihet se mandati i AKP-së në bazë të ligjit duhet të veproj me e privatizu apo transformuar pronën nga pronësia shoqërore në atë private. Sepse si administratë, AKP-ja paguhet shumë mirë. Qëllimi im është përfundimi i misionit të AKP-së në bazë të një plani 5 vjeçar që shtrihet me një dokument të cilin e kemi emëruar si “ Strategjia Përmbyllëse”, ku aty i kemi paraqitur objektivat që përfshihen: Asetet, të cilat duhet të privatizohen, sfidat, kontestet e shumta gjyqësore pronësore, pretendime të palëve edhe jashtë vendit, ku bordi është dakorduar dhe ka miratuar këtë plan. Dhe nga viti 2016 deri me tani, ne jemi në fazën e realizimit të 95% të planit që e kemi paraparë.

Gazeta Projekti: Cilat kanë qenë të arriturat e AKP-së gjatë vitit 2017?

Ekrem Hajdari: Vitin 2017 e kemi përmbyllë si vitin më të suksesshëm që ka qenë ndonjëherë që nga themelimi i AKP-së, që i bie se AKP-ja nuk ka shit kurrë më shumë asete se në vitin 2017, nuk ka inkasu kurrë me shumë të hyra se sa në vitin 2017, vlera e aseteve ka shkuar shumë lartë për njësi në krahasim me vitet e tjera, psh. mesatarja e shitjes për ari tokë është shit 2.50 cent ari që ka qenë shumë qesharake, ndërsa, sot në bazë të punës sonë ne kemi shumëfishuar çmimin dhe sot, shitet diku mesatarja me 300 euro ari, e njëjta ka ndodh edhe të lokalet afariste, të cilat janë shitur me 50 apo 60 euro metri katrorë. Sot, ato shiten 100 deri në 3000 euro metri katror, kemi pas lokal që është shit edhe me 11.000 euro metri katror.

Gazeta Projekti: Momentalisht AKP-ja nuk ka bord, si jeni duke funksionuar?

Ekrem Hajdari: Ne jemi në një pozicion ku është shumë vështirë pa borde të funksionohet, sepse trupi vendimmarrës për procesin e privatizimit është bordi i drejtorëve dhe ne bordin nuk e kemi funksional. Në dhjetor të vitit të kaluar i ka skaduar mandati, momentalisht po presim që Qeveria t`i dërgoj emrat në Kuvend dhe të kompletohet bordi, dhe me vazhdu me energjinë dhe punën në vazhdim. Sepse kjo energji ka ndikuar edhe te blerësit, ai kontinutit që në çdo muaj e organizonim valën pa ankesa pa pengesa. Procesi ka qenë shumë transparent. Ne kemi transmetuar secilën valë live ku edhe sot janë të gjitha publike.

Gazeta Projekti: Në vitin 2018, sa valë të privatizimit parashikohen të shiten?

Ekrem Hajdari: Për vitin 2018 kemi paraparë 13 valë, por sot jemi në muajin e katërt nuk kemi ndërmarrë asnjë valë për shkak se procesi i privatizimit nuk mundet mu realizuar pa borde funksional, tash ne shpresojmë se në prill bordi të kompletohet dhe menjëherë unë dhe koleget e mi, jemi te vendosur me i shkuar bordit me material për punë dhe gradualisht nga gjysma e dytë e vitit ta zëmë hapin, në mënyrë që me i përmbyll vitin me 12 valë të rregullta plus një valë që na e kemi quajtur të aseteve strategjike, asete më sharmante, asete më të forta të cilat kanë me joshje biznese dhe investitore të profileve të caktuara me përvojë dhe kredibilitet ndërkombetarë, që i bie 13 valë gjithsej.

 

Gazeta Projekti: Ju në Institucionin e AKP-së keni punësuar personat me nevoja të veçanta, nga ju erdhi kjo ide?

Ekrem Hajdari: Ishim në një vizitë në Komisionin Evropian, unë dhe kryesuesi i bordit të AKP-së dhe në atë institucion na ra në sy që diku 10 deri 15% e stafit të institucionit ishin njerëz me nevoja të veçanta, dhe gjatë asaj periudhe ata kanë qenë fenomenal në punë dhe në bashkëpunim, çështja se ishin me nevoja të veçanta nuk ju pengonte fare për të funksionuar në punë, bile edhe nga ky fakt, ata edhe u motivonin në mënyrë që të barazoheshin me personat tjerë, bile nga ai takim, një person më tha se krejt njerëzimi ka aftësi të kufizuara duke të përfshirë edhe ty, dhe mu drejtu me një pyetje interesante: A mundesh t`i me vrapo 150 km në orë” Jo, i thashë. E pra nga kjo konkludojmë se secili kemi aftësi të kufizuara ku mënyra e veprimit na pamundëson t`i bëjmë disa gjëra. Dhe unë së bashku me kryesuesin filluam të reflektojmë dhe pamë se në Kosovë jemi keq në këtë drejtim, dhe në atë moment ne vendosem se kur të kthehemi në Kosovë në institucionin tonë tē marrim punëtor me aftësi të kufizuara. Ku i kemi marr disa persona me konkurs, jam shumë i lumtur për këtë sepse ata sot në institucion bëjnë një punë të mrekullueshme, unë jam super i kënaqur me këtë, sepse edhe këta sikur në botë po i përcjell e njëjta ndjenjë që dëshiron të dëshmohen se janë të njëjtë me persona tjerë dhe herë pas here munden me jap edhe kontribut më shumë se personat e tjerë që janë normal. Ne këtë nuk e kemi bërë me e promovu veten por nga fakti se ne jashtë Kosovës kur i pamë ata persona se munden edhe ata të punojnë, atëherë ne u turpëruam dhe menduam t’iu japim mundësi edhe ne Kosovë këtyre personave. Nga ai moment ne i kemi promovuar këta në rrjetet sociale për aktivitetet e punëve tona me qëllimin të dërgojmë mesazhe në të gjitha institucionet dhe agjencionet tjera duke i kontaktuar edhe personalisht që të njeëtën punë ta bëjnë edhe ata. Këta persona në punë janë edhe shumë kreativë të japin këshilla të ndryshme dhe fantastike, ideja ime është që atyre t’iu japim edhe përgjegjësi vendimmarrëse.

Gazeta Projekti: Ju kohën e fundit keni qenë i vetmi që e keni përfaqësuar Kosovën në programin e Qeverisë Austriake, ALPS (Austrian Leadership Programs ), na tregoni për shkëmbimet e përvojave institucionale mes dy shteteve?

 


Ekrem Hajdari: Po, ky është një program i financuar nga Qeveria Austriake, ku me këtë rast, Qeveria përmes ambasadave të tyre të akredituara në shtetet nëpër botë, bëjnë identifikimin e zyrtarëve dhe personave të ndryshëm që i konsiderojnë që janë persona me ndikim pozitiv në komunitetin e tyre, por që në një formë apo tjetrën kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve ku janë, dhe në këtë rast ju ka bërë përshtypje puna e AKP-së, se si e ka ngritë imazhin e vet për 3 fish. Kjo ka ndikuar besojë edhe nga UNDP-ja që e ka japë një vlerësim të tillë dhe ambasada na ka bëre një ftesë. Ky program parasheh një vizitë 7 ditore në Austri, ne kemi vizituar 4 komuna. Në program kanë qenë prezentë 39 pjemsarrëse nga e gjithë bota, ku na ka pritë Ministrja e Punëve të jashtme e Austrisë, deri te zv kryetari i parlamentit Austriak. Po ashtu, jemi takuar me liderët më të fuqishëm të bizneseve Austriake si prodhuesi i lëngjeve Rauch, Prodhuesi i Termocentraleve më të mëdha në botë, Doppelmayr i cili prodhon 25 % te makinerisë për trena, metro, teleferika duke na trajtuar dhe na dëgjuar edhe për sfidat tona qe i kemi, duke na treguar për storiet e tyre të suksesshme se si Austria në faza të ndryshme të vështirësive i ka tejkaluar. Sot të gjitha ato biznese ishin me renome botërorë që ndikojnë në tregun global, dhe rëndësia e këtij programi vinte në shprehje jo vetëm me takimet direkte por edhe në materialin që na dhanë me vete dhe mundësinë për të krijuar një rrjet të liderëve të së ardhmës, të cilët vazhdojnë të na mbajnë të informuar me gjendjen në Austri. Unë atje kam takuar zyrtarë shumë të lartë në mesin e tyre edhe këshilltarin e lartë të presidentit të Indisë, këshilltarin e çështjes së sigurisë të senatit Amerikan, zyrtarë të lartë të vendeve Afrikane, me të cilët kemi shkëmbyer përvojat tona bilaterale. Nga gjithë këto takime përshtypje të jashtëzakonshme më kanë japë zyrtarët e lartë nga kontinenti i Afrikës, ku nga ta kam marr një feetback interesant për vendet e tyre, si qysh i kanë menaxhuar ata krizat e ndryshme politike, si e kanë tejkaluar rënien e një regjimi që me dekada kanë qenë prezent, etj etj. Në anën tjetër, unë kam prezantuar Kosovën dhe bukuritë e sajë në aspektin e zhvillimit pozitivë, duke ju treguar se kemi edhe storie të bukura si vend duke treguar që kemi njerëz me ndikim në botë dhe po ashtu potencialin ekonomik qe ka Kosova.

Gazeta Projekti: Për fund, ku e shihni veten pas përfundimit të mandati në krye të Akp-së, keni ambicie politike, do të angazhoheshit në politikë për të japë kontributin tuaj?

 


Ekrem Hajdari: Të them te drejtën kjo pyetje është që vazhdon të më mundoj në kuptimin pozitivë që më japë një dimenzion se çka dëshiroj nga vetja. Por, në rrethanat e tanishme pas mandatit tim të involvohem në politikë e shohë pak me hezitim ngase nuk konsiderojë që është momenti i duhur, sepse mendoj se ende mundem me japë një kontribut të madh në fushën operative, ku shteti i jonë ka shumë hapësirë me bo, andaj fushëveprimi im edhe i kolegëve të mi është me i madh edhe ka mundësi me e tregu veten. Për fushën politike nuk përjashtohet mundësia që një ditë të kyçem në politikë, duhet të mendojmë mire këtë çështje, sepse aty ku nuk e ndjejë veten kompetent dhe ku mundem mi pas gjërat e qarta që me u definuar edhe vizioni i qartë, natyrisht vazhdoj ta jape kontributin. Unë kam qenë zv. drejtor i përgjithshëm në Doganën e Kosovës dhe drejtorë për zbatimin e ligjit, dhe në vitin 2008 kam punuar për një kompani zvicerane me renome botërore e cila është prezente në 78 shtete të botës, me 1200 filiale dhe kam punuar për ta 5 vite, si në Katar ku kam qenë drejtor menaxhues, në Gjenevë kam qenë drejtor regjinal për shërbimet e institucioneve qeveritare në Tiranë Drejtor për Kosovë dhe Shqipëri. Dhe përkundër pagesës se mirë që e kam pas aty, unë e kam lënë atë punë dhe nga dëshira e madhe që të kontribuoj në Kosovë, jam kthyer këtu t`i kontribuoj vendit tim. Unë konsideroj se shpresa është gjëja më e rëndësishme të populli i jonë dhe duhet të punojmë të gjithë se bashku ta rikthejmë shpresën tek vendi i ynë.

Related posts