970×90
970×90

Vendos FIFA – Futbollistëve i’u ndalohet pështyrja në fushë

Vendos FIFA – Futbollistëve i’u ndalohet pështyrja në fushë

FIFA ka vendosur rregulla shtesë se si lojtarët të mbrohen nga përhapja e koronavirusit.


Në një takim të mbajtur dje, nga shtëpia numër një e futbollit në botë, u vendos që lojtarët të mos pështyjnë në fushë, kjo si mas parandalues në përhapjen e koronavirusit, shkruan Reporteri.net.

“Është një gjest i përhapur në këtë sport, por që nuk ka të bëjë aspak me rregullat higjeno-sanitare”, tha për “Telegraph” kreu i komitetit mjekësor të FIFA-s, Michael D’Hooghe.

“Nisur edhe nga situata e Covid-19, kur të luhet përsëri futboll, pështyrja duhet të shmanget kategorikisht. Pyetja është se si… Ndoshta, ata që pështyjnë, mund të paralajmërohen me karton të verdhë”.

“Pështyrja mund të jetë një mjet për të përhapur infeksionin e “Coronavirus”, duke ditur se spërklat e dala nga goja në një gjest të tillë mund të qëndrojnë në fushë për disa orë. Nëse personi është i infektuar, por asimptomatik, virusi është i pranishëm në fyt dhe mund të përhapet në mjedis, duke pështyrë“, shtoi Ian Bierley, një virolog në Universitetin e Kembrixhit.

Related posts