970×90
970×90
970×90
970×90

Zëdhënësi i PDK-së: Albin Kurti mendon si shkelzen Gashi, prandaj nuk kërkoi falje e nuk u distancua nga deklarimet kundër UÇK

Zëdhënësi i PDK-së: Albin Kurti mendon si shkelzen Gashi, prandaj nuk kërkoi falje e nuk u distancua nga deklarimet kundër UÇK

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka numëruar një sërë arsyesh pse kryeministri në detyrë Albin Kurti mendon njësoj për UÇK-në sikur këshilltari i tij Shkelzen Gashi.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook gjërat që nuk i bëri e që nuk i tha e që duhej t’i thoshte e t’i bënte Albin Kurti kur e “liroi nga detyra” Shkëlzen Gashin:

Deklarata e plotë e Avni Bytyçit:

Ta shkarkonte këshilltarin e tij, pasi që ekziston një dallim thelbësor në mes të shkarkimit dhe lirimit nga detyra. Z. Gashi meritonte shkarkimin, e jo aministimin politik që ia bëri Albini përmes lirimit nga detyra. Lëvdatat e Kryeministrit për mendim kritik dhe punë të mirë janë thjeshtë për turp në këto rrethana.

T’i kërkoj falje popullit të Kosovës që gjatë mandatit të tij si Kryeministër, një zyrtar i lartë nga Kabineti i tij, fajësoi UÇK-në për krime lufte.

Të distancohej nga deklarata e z. Gashi, gjë të cilën nuk e bëri me asnjë fjalë në deklaratën e tij të publikuar në faqen e tij në fb.

Të qartësojë pozicionin e tij publik karshi kësaj teme, pasi që në mungesë të kërkim faljes dhe distancimit, duket që z. Kurti pajtohet me z. Gashi.

Shumë zyrtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje janë deklaruar për UÇK-në, luftën çlirimtare dhe krimet e ndodhura në Kosovë – deklarimet i kanë të përafërta me ato të Serbisë!

Related posts