Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në një konferencë ku po bisedohet për bisedimet e Brukselit “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Përveç Bashkimit Evropian, të cilët i ka akuzuar për plogështi në negociatat Kosovë – Serbi, Haradinaj ka pasur vërejtje ndaj organizatorit
Në këtë konferencë përveç Haradinajt, Thaçit, Kurtit kanë marrë pjesë edhe diplomatë përfshirë ambasadorin amerikan Greg Delawie. Kryeministri është ankuar për kohën dhe prezantimin e gjatë nga organizatori Labinot Greiçevci.
“Pa desht me qene mysfair jo i mirë, nuk patëm nevojë për këto detajet Labinot, masi na i ke dhonë me shkrim na kishit kursy nja 5 minuta. Por nuk është kjo kritike e keqe kjo ju duhet për të ardhmen pasi jemi shumë dhe kemi detyra”, ka thënë Haradinaj.