970×90
970×90
970×90
970×90

Tahiri: Nuk kam qenë i njoftuar për deportimin e turqve

Tahiri: Nuk kam qenë i njoftuar për deportimin e turqve

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur për deportimin e turqve nga Kosova.

Ai në “T7” ka treguar se nuk ka pasur njohuri për këtë rast. Ai ka thënë se informatat për këtë i ka marrë pasi ka ndodhur deportimi.

“ Unë informatën për këtë e kam marrë ne mbledhje te qeverisë. Ndoshta pas orës 9 të asaj ditë. Informatën për këtë deportim e kam marrë nga ministri punëve të brendshme, më të cilin kam diskutuar disa qastë për rastin”, ka thënë Tahiri.

Ai ka treguar edhe procedurat që përdorën për deportim apo ekstradim të shtetasve të huaj. Tahiri ka thënë se kjo behët ne dakordim me shtetin që janë personat.

“ Ne nuk mund ta bëjmë këtë me mjete tona. Dmth transporti apo gjera të tilla kryhen nga shteti që janë personat, siç ka ndodh me turqit që ishin në Kosovë”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se për krejt rastin duhet të sqarohen edhe shumë gjera nga AKI dhe Ministria e Punëve te Brendshme.

Related posts