Asnjë rast i ri me koronavirus nuk është shënuar as sot në kryeqytetin e Kosovës.
Ndërkaq, në krejt Kosovën janë regjistruar 26 raste të reja.
Kështu ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në natën e së mërkurës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar lajmit se në Prishtinë s’ka raste të reja me Covid-19.
“0 (zero) raste të reja në Prishtinë, dhe 26 në krejt Kosovën. Looking good! Vazhdojmë Prishtinë #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Kujtojmë se kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti ka thënë se nëse vazhdon të mos ketë raste të reja, deri të premten mund të merret vendimi për heqjen e Prishtinës nga karantina.