Gjatë ditës së sotme u raportua në një media që ishin bazuar në raportin e AKI-së, se njëri nga mësuesit e arrestuar, Mustafa Erdem posedonte një hyrje-dalje në llogarinë bankare 60 milion euro.
Por kjo u kundërshtua nga avokati i tij Adem Vokshi i cili ka dërguar për media edhe raportin një vjecar të llogarisë bankare së Mustafa Erdemit.
Sipas këtij raporti duket se ka pasur në llogari rreth 1 mijë euro.
“Ju lutem gjeni te bashkangjitur raportin e xhirollogarise bankare per vitin 2017-2018 per klientin tim Mustafa Erdem. Kjo deshmi eshte gjetur ne shkresat e lendes se tij ne aplikimin e bere gjate muajit mars per lejeqendrim te perhershem ne Kosove. Pra e njejta deshmi gjendet edhe prane MPB-se – DSHAM-se.
Duke qene se per momentin e kemi te pamundur qe une si avokat apo qofte edhe bashkeshortja e tij te kemi qasje ne llogarine e tij personale per te nxjerr raportin e teresishem, ju ofrojm deshmine gjendjen e llogarise te cilen e kemi ne dispozicion. Megjithate po sa te kemi qasjen e teresishme ne llogarin e tij do te mund te ofrojme edhe deshmi tjera per gjendjen e tij financiare dhe transakcionet e kryera. Per me teper ftojme organet e rendit qe ne baze te kompetencave te tyre ligjore te publikojne nje raport te tille dhe te gjithe te binden per pafajsine e tij. ” thuhet në deklaratën e avokatit.