970×90
970×90

Isa Mustafa takim vetëm me Lutfi Hazirin e Agim Veliun, nuk ftohet Vjosa Osmani

Isa Mustafa takim vetëm me Lutfi Hazirin e Agim Veliun, nuk ftohet Vjosa Osmani

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, do të zhvillojë takim me dy nënkryetarët e partisë, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.


Reporteri.net ka provuar të flas me Lutfi Hazirin për këtë takim, mirëpo ai nuk ka kthyer përgjigje, ndërkohë që mediat po raportojnë për takim të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Mustafës.

Ndërkohë, Vjosa Osmani nuk është ftuar në këtë takim, ani pse është njëra nga nënkryetaret e partisë. Këtë gjë e konfirmoi ajo vetë gjatë një konference pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

“Jo, jam plotësisht e painformuar. Sot dëgjova që qenka edhe një takim ku unë nuk jam ftuar. Pra, ka shumë takime që nuk jam ftuar. Pra, ju më shumë mund të dini se unë. Nuk kam diskutuar me askënd, e askush nuk ka diskutuar me mua”, ka thënë Osmani.

Ky takim vije si konsultim për mundësinë e krijimit të Qeverisë së re nga LDK-ja, meqë presidenti Hashim Thaci paralajmëroi hapa për krijim të institucioneve gjatë kësaj jave.

Related posts