970×90
970×90
970×90
970×90

Pal Lekaj ambasadorit të Shqipërisë: Kosova është dakort me taksen në rrugën e kombit

Pal Lekaj ambasadorit të Shqipërisë: Kosova është dakort me taksen në rrugën e kombit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në dy vendet tona, me theks të veçantë për çështjen e taksës rrugore.

Lekaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se ka ritheksuar papajtueshmërinë e Kosovës me çmimin dhe mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare Rrugës së Kombit.

“Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër. Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë”, ka thënë Lekaj.

Ai ka shtuars se Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore u duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithëmbarshëm.

Related posts