
Faqja zyrtare e Bundesligës së Gjermanisë ia ka kushtuar një artikull special Milot Rashicës
Ylli kosovar ka shkëlqyer në dy vitet e fundit te Werder Bremen dhe gjatë verës pritet të kalojë në një klub më të madh.
“Rashica filloi të luaj në klubin e vendlindjes KF Vushtrria në Kosovë. Ai bëri debutimin e tij në moshën 16 vjeçare dhe ka shënuar 9 gola në 21 paraqitje, para se të transferohej në Holandë te Vitesse në verën e vitit 2015,” thuhet në artikullin e Bundesligës.
“Rashica ka ndihmuar Vitessen për të fituar Kupën e Holandes në sezonin e tij të dytë me klubin. Kur ai u largua për te ëerder në janarin e vitit 2018 kishte regjistruar në total 100 paraqitje ku shënoi 15 gola dhe dhuroi 24 asiste në Holandë.
Tutje në artikullin e publikuar sot nga faqja zyrtare e Bundesligës thuhet se Rashica luan ngjashëm si ylli kilian, Alexis Sanchez.Bundesliga English✔@Bundesliga_EN
Stoppage time free-kick heroics from Milot Rashica last season #SGESVW
27910:02 AM – Oct 6, 2019Twitter Ads info and privacy39 people are talking about this
Gjithashtu Rashica u rendit në mesin e pesë më të mirëve sa i përket golave të shënuar për minuta.
Vetëm Mbappe i Paris Saint-Germain (një gol për 83 minuta), Messi i Barcelonës (69 minuta), Neymar i PSG-së (109 minuta) dhe Sadio Mane i Liverpoolit (122 minuta) kanë qenë me efikas se 7-shi i ëerderit i cili ka bërë një gol në 145 minuta. Në total Rashica ka shënuar 15 gola në 29 paraqitje edicionin e kaluar.
KËTU e keni artikullin e faqes zyrtare të Bundesligës për Milot Rashicën.