![Vjosa Osmani mbronë Fidan Jupollin, dënon kërcënimet ndaj tij](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/04/A61AA64D-F1EF-4D02-987A-E80E654F6C75.png)
Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka reaguar pas kërcënimit të gazetarit Fidan Jupolli.
Osmani në Facebook shkruan se kërcënimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme pavarësisht prej nga vijnë ato.
Statusi i plotë:
“Ne duhet të krijojmë ambient ku gazetarët ndihen të lirë të kryejnë punën e tyre pa presion, si parakusht themelor për demokracinë në vend” shkruan Osmani në Facebook
Kërcënimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme pavarësisht prej nga vijnë ato.
Kërcënimi ndaj gazetarit Fidan Jupolli është cenim drastik i punës dhe lirisë së mediave. Ne duhet të krijojmë ambient ku gazetarët ndihen të lirë të kryejnë punën e tyre pa presion, si parakusht themelor për demokracinë në vend.
Mediat janë pararojë e shoqërisë së lirë, andaj ftoj organet e rendit që t’i identifikojnë kërcënuesit dhe t’i sjellin para drejtësisë.