
Basketbollisti Rudy Gubert, që luan me Utah Jazz, ishte lojtari i parë që doli pozitiv me coronavirus në NBA, duke detyruar këtë të fundit të pezullojë kampionatin.
Tashmë francezi është i shëruar, por ai ka kaluar një shqetësim të madh. Gubert shprehet se gjatë kohës që ka qenë pozitv me coronavirus, është kërcënuar me jetë.
“Persona anonimë më kanë kërcënuar me jetën time, duke më cilësuar fajtor e përgjegjës. Kisha frikë të dilja dhe lajmërova policinë”, tha 27-vjeçari Gubert, një nga yjet e NBA-së.