970×90
970×90
970×90
970×90

Kuadri “deficitar” me diploma false

Kuadri “deficitar” me diploma false

Shkruan: Indira A. Hoxha

Koha e pasluftës, në fakultetet tona, na i kujton shkollat politike në ish Jugosllavi. Kuadrot e nevojshme zgjidheshin të besuarit e partisë. Kjo çështje zgjidhej sa hap e mbyll sytë. Kandidati i përshtatshëm dërgohej në shkollën e partisë “Gjuro Gjakoviq” në Kumrovc të Kroacisë (vendlindja e Josip Broz Titos) dhe nga një kurs politik, për gjashtë muaj merrte kualifikimin për t’u emëruar më në poste udhëheqëse në politikë, ekonomi apo institute të rangut të lartë. E, në anën tjetër, kuadrot e kualifikuara që i përgjigjeshin posteve, anashkaloheshin duke i vlerësuar si të papërshtatshëm. Kujt i ka shkuar mendja se edhe në shekullin XXI do të përsëritet historia dhe se kuadrot “deficitare” të zgjidhen nga politika. Tani ata nuk dërgohen në Kumrovc, por në universitet tona, dhe, sa hap e mbyll sytë, merr kualifikim të lartë dhe “gatuhet” për poste politike, apo të emërohet në krye të ndonjë institucioni nga i cili varet fati i kombit tonë të përvuajtur. Ky marifet në Kosovë është përfillur tash e 17 vjet, pa llogaritur se disa kuadro shqiptare shfrytëzuan rastin që të kualifikohen në Shqipëri dhe Maqedoni. Ka mjaft raste që të njëjtit, pa kualifikime paraprake, morën tituj që u hapën dyert e punësimit në Kosovë. Kësaj, kur t’i shtohet edhe mbështetja e krahut të forte, vazhdojnë të ushtrojnë detyra të rëndësishme në Kosovë dhe në Perëndim, në zyrat tona diplomatike. Shembulli më i mirë për mospërfilljen e kualifikimeve janë kuadri policor. Deri tash llogaritet të jenë larguar qindra policë të cilët kanë pasur kualifikime të mesme jo të rregullta, për të mos thënë diploma false, që ia kanë dalë t’i sigurojnë në shkollat tona të mesme,që sot e shfrytëzojnë rastin dhe kanë privilegjet e tyre sepse janë polic dhe ju jepet mundësia të parkojnë vetura civile ku t’ju teket se mendojnë që babai i tyre me tapi ju ka lën. Një numër mjaft i madh kuadrosh, pas përfundimit të luftës, kanë vazhduar fakultetet me mjaft “sukses”. Madje për dy vite të pajisen më diplomë e të punësohen në institucionet lokale, por edhe ato qendrore. Këtyre marifeteve sikur ua ka vënë kapakun falsifikimi i diplomave në mjekësi. Këtë mund ta ilustroi me një rast te freskët. “ Dje isha vet prezentë kur një mjekë edhe pse ia konfirmoi një paciente se është diagnostifikuar me kancer, pa i shikuar fare analizat. Pacientja ra në depresion por dhe filloj të përshëndetët me familjar. Ishte tmerr I vërtetë … çmenduri. Më në fund doli që nuk kishte kacer. Kjo është një dëshmi se çfarë persona tek ne dhanë “Betimin e Hipokratit”. Jemi dëshmitar së shtypi njofton për dhjetëra asistentë të suspenduar nga puna. Është kjo lëmi mjaft e ndjeshme, meqë i punësuari në këtë sektor e ka në dorë fatin e njerëzve. Kjo është e patolerueshme. Është turp i shekullit: mjek e me diplomë false. Kjo mund të ndodh vetëm në Kosovën e pasluftës, në Kosovën demokratike, në Kosovën e sallamadisë, në një kohë kur nuk vepron ligji e as shteti. Gjëja tjetër është që 550 vite na sundoj Turku e çfarë bëmë ne në këtë kohë pas 100 vitesh na gradualisht jemi duke ja fal vet Kosovën Turkut për marifete personale. Një thënie popullore thotë së “ me një hu nuk thuret gardhi ,por ky vend po shkon në fundin e shkatërrimit me brutalitet të vrullshëm…!

Related posts