970×90
970×90
970×90
970×90

New York Times shkruan për Gjykatën Speciale dhe vrasjet politike të pasluftës në Kosovë

New York Times shkruan për Gjykatën Speciale dhe vrasjet politike të pasluftës në Kosovë

“Lufta në Kosovë përfundoi, por të shtënat me armë jo. Një gjykatë premton drejtësi” është titulli i një shkrimi të gjatë të publikuar nga gazeta më e famshme amerikane, NY Times, transmeton Gazeta Metro.

Shkrimi me autorë Andrew Higgins dhe Valerie Hopkins fokusohet në krimet e shumta të pasluftës. Shumë persona – me lidhje të ngushta me LDK’në – ishin vrarë apo plagosur pas largimit të trupave serbe nga Kosova.

Një ndër ta është Fetah Rudi, i cili ishte plagosur me 14 plumba pas luftës. Ai thotë që Gjykata Speciale në Hagë është rasti i fundit që njerëzit të marrin drejtësinë.

“Ideja që gjykata do të gërmojë në çështjet e vjetra të mbetura nga paslufta në Kosovë ka krijuar panik te komandantët e UÇK’së – presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit – të cilët u munduan në dhjetor që me ligj ta pamundësojnë punën e Speciales”, shkruan gazeta amerikane.

Gazeta amerikane merret edhe me raportin e Dick Martyt në Këshillin e Europës që çoi në lindjen e Speciales. Aty, Thaçi portretizohet si “bosi më i rrezikshëm i krimit në mesin e komandantëve të UÇK’së”.

Për këtë raport, Thaçi kishte thënë që është ‘lajm i rremë’ me ndikim nga Rusia, pretendim për të cilin nuk dha asnjë provë.

“Suksesi i Speciales varet edhe nga mundësia për të mbrojtur dëshmitarët…Kur ish-komandanti i UÇK’së Agim Zogaj ishte pajtuar të dëshmonte kundër komandantëve tjerë, ai ishte bërë dëshmitar i mbrojtur. Para se të fillonte gjykimi, ai u gjet i varur në një pemë në Duisburg të Gjermanisë”, thuhet në shkrim. /gazetametro.net

Related posts