Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj në Samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi. Ky samit pritet të mbahet më 17 maj në Sofje të Bullgarisë.