
Edhe pse në një moshë të re (61 vjeç) dhe i mësuar me sportin, pandemia globale nuk e ka kursyer duke i marrë jetën, boksjerit dhe ish-tranjerit, Skënder Kurti.
Përveç se një trajner tepër i përkushtuar dhe i suksesshëm, Kurti ka qënë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës.
Skëndër Kurti ka luajtur me dhjetra ndeshja boksi brenda dhe jashtë vendit. Ai cilësohej si një ndër boksjerët më të mirë në vend, kur ishte i ri.
Për disa vite ka qënë zv.tranjer dhe më pas mori drejtimin e ekipit të boksit në Tiranë. Janë me dhjetra tituj që ka fituar brenda vendit si boksjer por edhe si tranjer.
Pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë e raportoi si të vdekur, ndërkohë që ai ishte në vdekje klinike. Sot Skënder Kurti nuk ja ka dalë dhe ka humbur betejën me koronavirusin.
