Qendra Klinike Universitare (QKUK) ka njoftuar se sot janë të shëruar edhe gjashtë pacientë që kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të shëruarve në gjashtëmbëdhjetë.
“Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, së fundmi janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar. Qëndroni në shtëpi, mbani distancë prej 2 metrash! Na ndihmoni pak, që të ju ndihmojmë shumë”, është thënë në njoftimin e QKUK-së.