970×90
970×90

Zëvendësministri i Drejtësisë: Kushtetuta duhet të respektohet

Zëvendësministri i Drejtësisë: Kushtetuta duhet të respektohet

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Florian Dushi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i ka vlerësuar antikushtetuese masat e marra nga qeveria për kufizimin e lirisë së lëvizjes.

Dushi ka thënë se Kushtetuta duhet të respektohet, në radhë të parë nga institucionet e shtetërore.

“Kështu pra, Kushtetuta duhet të respektohet, në radhë të parë nga institucionet e shtetërore. Qytetarët ndërsa, duhet ta respektojnë e të mbrojnë Kushtetutën e tyre me çdo kusht dhe me çdo mjet, në secilin rast, sepse kështu do të mbrojnë vetën e tyre nga arbitrariteti eventual i pushtetit, sot, nesër dhe përgjithmonë!”, ka shkruar ai.

Related posts