970×90
970×90
970×90
970×90

Veseli: Në PDK, nuk do të kenë vend ata që përfituan

Veseli: Në PDK, nuk do të kenë vend ata që përfituan

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli beson se fundi i vitit do t’i gjejë qytetarët e Kosovës me liberalizim të vizave, si gjithë qytetarët e tjerë të vendeve të evropiane.

Veseli flet edhe për punën e Kuvendit dhe zgjedhjet e brendshme të partisë që ai drejton, PDK-së. Thotë se legjislativi ka arritur të marrë vetën pas nisjes jo të mirë të legjislaturës së gjashtë.

Kreu i Kuvendit dhe PDK-së, shprehet optimist se deri në fund të vitit do të kenë edhe vendimmarrje të përfunduar për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Unë besoj se fundi i këtij viti do të na gjejë me liberalizim të vizave për qytetarët tanë, fundi i këtij viti do të na gjejë në një proces shumë më përpara drejt vendit kandidat në BE, fundi i këtij viti do të na gjejë me një vendimmarrje ndoshta edhe të përfunduar për ushtrinë e Kosovës, fundi i këtij viti do të na gjejë me hapat që janë marrë në reformat ekonomike dhe juridike që vendi jonë, qytetarët tanë të gjejnë përspektiva për të jetuar e jo të gjejnë alternativa në vendet e huaja”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit thotë se do të punojnë që të kenë konsensus në këto tema, sikurse kishin për demarkacionin të cilin e kaluan më 21 mars. Veseli vlerëson se aktualisht Kuvendi i Kosovës është ringjallur në punën e tij, meqë fillimin e kësaj legjislature e kishte nisur bukur plogësht.

“Një pjesë e deputetëve se disa për besë veç po vijnë po nënshkruhen për mëditje dhe po ikin, por një pjesë është shumë korrekte dhe punon jashtëzakonisht shumë. 25 ditë i ka kaluar pikërisht në Kuvendin e Kosovës nëpër seanca, kjo nuk mund të nënvlerësohet… A është duke u punuar, a ka nevojë për përgjegjësi më shumë, ka nevojë, a ka nevojë për kualitet dhe llogaridhënie dhe transparencë, ka nevojë. Jam shumë i bindur në këtë pjesë, por megjithatë nuk mund të hyjmë në hak deputetëve veçanërisht atyre të cilët kanë qenë në detyrë 25 ditë për 63 ditë shumë aktiv se kanë punuar dhe kanë marrë vendime”, theksoi ai.

Sipas Veselit, vetëm në periudhën 25 janar 31 mars kanë kaluar 22 projektligje. Ai thotë se ka vite që në qoftë se i bëjnë bashkë të gjitha nuk kanë kaluar pak më shumë ligje sesa kanë kaluar vetëm për këtë kohën dy mujore.

Veseli ka folur edhe për zgjedhjen e brendshme në partinë e tij, PDK-në, të cilat tashmë kanë nisur me kampanjën “Dekada e Re”. Kreu i PDK-së, ka shpjeguar se çfarë do të thotë kjo moto me të cilën tashmë ka nisur takimet me të rinjtë e kësaj partie dhe përfundimin me zgjedhhjet e brendshme.

Veseli thtotë se Kosova me PDK-në ka ndryshuar rrënjësisht që nga viti 2007 kur kjo parti është në pushtet. Ai ka përmendur ndryshimin rrënjësor në infrastrukturën rrugore, atë shkollore, shëndetësore, në arsim e fusha tjera. Ani pse, sipas tij, ka pasur defekte, mangësi e deformime gjatë kësaj periudhe dhe ato i pranojnë.

Derisa, ka përmendur edhe sfidën e integrimit në BE, NATO e struktura tjera euro-atlanetike.

“Në të njëjtën kohë integrim dhe zhvillim, integrim në Bashkim Evropian, në NATO, partneritet të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zhvillim. Zhvillimi kjo është pjesa e sfidës e cila duhet të ndodh, kjo do të ndodh të jeni të sigurt, nuk ka nevojë Kosova të bëjë eksperimente dhe ta dëmtoj këtë çka e ka arritur, nuk ka nevojë ta dëmtoj shtetin e vet. Projeksionet tona kombëtare të zhvillimit nga do të ecim, nuk është shteti i Kosovës varfërim i shqiptarëve, është pasurim. Janë koka të marra ata të cilët mendojnë ta vejnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran është pengesë në integrimet kombëtare. Përkundrazi përmes këtij shteti ne mund të ecim përpara, fëmijëve tanë t’iu hapim perspektivë. Duhet të ruhemi nga perfiditetet të cilat janë fjalë të bukura të dalim tek sfidat të cilat janë reale. A do të ketë sfida, a do të ketë vështirësi në këtë proces? Rruga në të cilën kemi ecu r ne deri tani nuk ka qenë e tëra me lule, të jeni të sigurt se prapë kemi me pas vështirësi, por në qoftë se jemi të vendosur dhe në qoftë se e dimë se ku po shkojmë, të jeni të sigurt se kemi për t’ia arritur”, theksoi Veseli.

Veseli premton edhe reforma të thella brenda partisë që ai drejton, pse nuk do të ketë njerëz në PDK që mendojnë vetëm për përfitimin e vet.

“Edhe brenda partisë reforma, jo njerëz që mendojnë që të përfitojnë, jo njerëz që mendojnë se ja ka dhënë e drejta e Zotit se ata mund të bëjnë çka dojnë, jo, jo, të gjithë të barabartë. Jemi për barbarasi të shancave, jemi për barabarsi të mundësive, kjo do të filloj që brenda Partisë Demokratike të Kosovës dhe në të gjithë Kosovën. Kjo vlerë dhe jam shumë i sigurt se do të jemi të suksesshëm në këtë proces”, tha Veseli.

Sipas tij, “Dekada e Re” do të jetë një projeksion me vlerat nacionale të cilat i ka populli i Kosovës, orientimin burimor i cili është perëndimor, integrim veriatlantik dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi më të madhe.

Related posts