
Ai ka bërë xhiro me veturë, ka ngritur tre gishtërinj dhe ka lëshuar muzikë me zë të lartë.
Gjesti i tre gishtave është një simbol nacionalist serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime fashiste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, fillimisht kundër myslimanëve.
Një burim i Ekonomia Online ka bërë me dije se serbi i dyshuari Ivan Lekic, rreth orës 16:00, me veturën e tij “Peugeot 206”, në gjendje e të dehur kishte shkuar afër shtëpisë së presidentit të Kosovës, e cila gjendet në lagjen Veternik, duke shfaqur shenja të urrejtjes dhe këtë e kishte bërë duke ngritur tre gishtërinj të dorës si dhe duke dëgjuar muzikë në gjuhën serbe më zë të lartë, e duke u shprehur me zë të lartë në gjuhën serbe.
Sipas këtij burimi, këto veprime i dyshuari i kishte përsëritur disa herë deri në momentin kur ishte ndalë nga njësia e cila siguron shtëpinë presidentit.
“I dyshuari ka rezultuar të jetë në gjendje të dehur dhe të njëjtit pas kontrollimit të veturës i është gjetur një thikë”.
“Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore. Në konsultim me prokurorin kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa 48 orë”, ka thënë ky burim për EO.