
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka testuar pozitiv për koronavirus, konfirmoi ai në Twitter.
“Gjatë 24 orëve të fundit unë kam zhvilluar simptoma të buta dhe kam testuar pozitiv për koronavirusin. Tani jam duke u izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj përgjigjen e qeverisë përmes konferencës video ndërsa luftojmë këtë virus. Së bashku do ta mposhtim këtë, ”tha Johnson në Twitter.