970×90
970×90
970×90
970×90

Djali i Thaçit i gëzohet rrëzimit të Kurtit, këtë ia atribuon babait të tij

Djali i Thaçit i gëzohet rrëzimit të Kurtit, këtë ia atribuon babait të tij

 Pas 50 ditësh si kryeministër Albin Kurti u rrëzua  me mocion mosbesimi nga partneri i tij qeverisës LDK, përkrahur edhe nga partitë opozitare.


Ndër arsyet pse erdhi deri te rrëzimi i Qeverisë, Kurti disa herë ka përmendur presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe marrëveshjen  për ndarjen e territoreve që ai aludon se është gati dhe pritet të nënshkruhet në Amerikë, shkruan Reporteri.net.

Rrëzimit të kryeministrit Kurti me sa duket i është gëzuar djali i Presidentit Thaçi, Endrit Thaçi. Ai menjëherë pas kalimit të mocionit të mosbesimit në llogarinë e tij në Instagram ka shpërndarë një foto, ku presidenti Thaçi shihet duke krasitur pemët por që në tehun e gërshërëve është Albin Kurti.

Kujtojmë se kjo foto ishte postuar ditë më parë nga presidenti Thaçi dhe ishte parë si paralajmërim për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Related posts