970×90
970×90
970×90
970×90

Erdogan: Falënderoj presidentin e Kosovës, kryeministrit i them “turp”

Erdogan: Falënderoj presidentin e Kosovës, kryeministrit i them “turp”

Agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency, versioni në gjuhën shqipe, ka njoftuar se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përsëri ka folur për operacionin e arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, njofton Klan Kosova.

Ai ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, derisa është treguar përsëri kritik në raport me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

“Operacioni i fundit në Kosovë nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘turp’”, ka deklaruar Erdogan.

“Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ato e bënë detyrën e tyre”, raporton Anadolu Agency.

“Është miku, vëllai ynë kushdo që shkollat e FETO-s ia dorëzon Fondacionit turk Maarif, kush mbyll strehët e tyre të së keqes me pamjen e institucioneve të shoqërisë civile dhe kush i largon agjentët e tij nën pamjen e biznesmenit”, është shprehur Erdogan.

Related posts