970×90
970×90
970×90
970×90

Hasani: Qeveria po e uzurpon pushtetin jashtëligjshëm

Hasani: Qeveria po e uzurpon pushtetin jashtëligjshëm

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetutës thotë se me vendimin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve për shkak të koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Të drejtat dhe liritë kushtetuese nuk mund të kufizohen pa garancione kushtetuese të cilat mund të bëhen vetëm pas procedurave që i kontrollon sovrani në Kuvend”, tha Hasani në Pressing të T7.

Por qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mori vendimin “që të ndalohet qarkullimi i veturave dhe qytetarëve në këto orare: Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes”.

E një gjë e tillë sipas Hasani quhet uzurpim pushteti.

“Dihet, ajo quhet uzurpim i pushtetit në doktrinë quhet uzurpim i pushtetit”, shpjegoi ai.

“Vendimi i qeverisë mund të kontestohet sipas procedurave të rregullta sepse ne nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme të cilat janë, presidenti, Ombudspersoni dhe Kuvendi munden me kontestu vendimin në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi Hasani.

Por sa kohë do t’i duhej Gjykatës Kushtetuese për të dhënë një përgjigje të tillë?

“Po të ishte në kohën time për 1 javë do të ishte kthyer përgjigjja”, tha Hasani.

Related posts