970×90
970×90
970×90
970×90

A do ti largojë Erdogan turqit nga qeveria Haradinaj

A do ti largojë Erdogan turqit nga qeveria Haradinaj

Arrestimi dhe dëbimi nga Kosova i të ashtuquajturit drejtor i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, rezultoi me largimin e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës. Njëjtë mund të veprojë edhe Erdogan me turqit që janë pjesë e qeverisë Haradinaj.

Kështu shprehet Ismet Kryeziu, njohës i rrethanave politike në vend.

Erdogan për dy ditë radhas po sulmon Haradinajn, me anë të deklaratave të tij. Sot e quajti të turpshëm veprimin e kryeministrit, kur mori vendim që të shkarkojë ministrin e Brendshëm dhe shefin e AKI’së, pas operacionit për deportimin e gjashtë ‘gylenistëve’ në Turqi.

Kryeziu ka thënë se ditët në vijim do të kuptohet nëse kjo parti do të bëjë një akt të tillë, duke shtuar gjithashtu se do të kuptohet edhe nëse këto akte janë të lidhura mes vete.

“Mbetet te shihet ne javët ne vazhdim, cili do jete reagimi i Partisë Demokratike Turke te Kosovës(KDTP), a do dalin edhe keta nga qeveria si Lista Serpska.!? Do te shohim nëse zhvillimet e fundit kane ndërveprim dhe janë ne një linje me te gjerë te një politike bashkëvepruese mes Vuqiqit edhe Erdoganit. Zhvillime përmes te cilave po inskenojnë situata dhe po kërcënojnë e po tentojnë te shantazhojnë qeverinë dhe Republikën e Kosovës, duke keqpërdorur edhe pakicat kombëtare te tyre qe janë pjese e qeverise se Kosovës”, ka shkruar Kryeziu.

Në rrethana të tilla, Kryziu ka thënë se është e domosdoshme që politikat tona mos të jenë add hoc.

“Ne përplasjet e politikave globale ne s’duhet te sillemi si te pa koke. Ështe e rëndësishme qe politikat tona mos te jene veprime ad hok, ditore dhe ne kundërshtim me vlerat perëndimore.” ka thënë ai.

Related posts