970×90
970×90

Këshillë nga mjekët shqiptar në Zvicër rreth Covid-19

Këshillë nga mjekët shqiptar në Zvicër rreth Covid-19

Dr. Naim Mehmeti, Internist dhe Angiolog, nga
Spitali Kantonal Winterthur,Zvicër dhe Dr. Mentor Bilali, Internist dhe Gastroenterolog në
Spitalin universitar Zürich, në Zvicër, me anë të një letre drejtuar popullit shqiptar i cili tashmë po përballet me pandemin botërore, Covid – 19, japin këshilla esenciale se si të sillemi me rrezikun i cili na kanoset nga ky virus, shkruan GazetaProjekti. Po ashtu, mjekët shqiptarë japin mendimin edhe për terapinë e cila po përdoret për parandalimin e këtij virusi.

Letra e plotë:

Ju drejtohemi të gjithë juve qytetarë të dashur,

Coronavirusi (Covid-19) ka kapluar jo vetëm Zvicerën dhe trojet tona, por mbarë botën.
Epidemiologët llogarisin se deri në 70% të popullatës mund të preken nga ky virus. Sipas të dhënave nga Italia, mortaliteti i të infektuarve shkon deri në 8%.
Posaqerisht të rrezikuar janë personat e moshuar (mbi 65 vjeçar), personat me hipertension, diabet, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje kronike të mushkërive, poashtu pacientët me imunitet të dobësuar dhe si dhe ata me sëmundje tumorale (neoplazi).
Duhet theksuar që deri në 80% të rastëve kanë simptome jo të rënda dhe jo specifike të cilat mund të gjasojnë me një grip të zakonshëm. Nëse këta pacientë nuk posedojnë faktor të rrëzikut, hospitalizimi nuk është i domosdoshëm.
Terapia e cila përdoren deri më tani (si psh. antireumatiket dhe virostatiket) jan off label use (nuk jan të licencuar), dhe sipas të dhënave të fundit nuk kan treguar ndonjë benefit në krahasim me terapinë simptomatike suportive. Prandaj, mundësia e vetme për të ngadalsuar pandeminë është që të gjithe ju ti shmangeni çdo kontakti social të mundur e të panevojshëm.

• Rrini në shtëpi, evitoni rrezikun!

Me shumë respekt,

Naim Mehmeti, Internist dhe Angiolog,
Spitali Kantonal Winterthur, Zvicër

Mentor Bilali, Internist dhe Gastroenterolog
Spitali universitar Zürich, Zvicër

Related posts