970×90
970×90

Edhe futbollisti i Portsmouth pozitiv me koronavirus: “Është me të vërtetë një gjë e frikshme”

Edhe futbollisti i Portsmouth pozitiv me koronavirus: “Është me të vërtetë një gjë e frikshme”

Edhe Sean Raggett ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Një tjetër futbollist ka dal pozitiv me virusin vdekjeprurës, COVID-19, që ka poshtuar gjithë botën.

Fjala është për mbrojtësin e Portsmouthit, Sean Raggett, i cili mësoi rezultatin teksa ishte në një lokal.

Ai e kishte përjetuar rëndë lajmin se është infektuar me koronavirus.

“Nuk mund ta besoja që kisha dalë pozitiv sepse nuk kisha snjë simptomë të tij. Është me të vërtetë një gjë e frikshme”, deklaroi Raggett, i cili shtoi se lajmi erdhi derisa ishte duke ngrënë drekë në një lokal në Gillingham.

James Bolton, Andy Cannon dhe Haji Mnoga të Portsmouth gjithashtu kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Shumë futbollistë deri më tani kanë rezultuar pozitiv, teksa në total që kur është shfaqur në fund të dhjetorit, me koronavirus janë infektuar mbi 300 mijë persona, derisa kanë ndërruar jetë mbi 10 mijë.

Italia është vendi më i goditur, mbi 5 mijë persona kanë vdekur deri tani.

Related posts