
Ronaldinho, “një yll që ka rënë në mënyrë të pabesueshme e gati-gati është shuar tërësisht”, feston ditëlindjen e 40-të
Dikur “ndriçonte” stadiumet e Europës dhe botës me klasin e tij të padiskutueshëm në sportin më popullor në botë, futbollin, bëhet fjalë për Ronaldinhon.
I lindur në Porto Allegre, më 21 mars të 1980-s, ylli Brazilian sot feston ditëlindjen e tij të 40-të.
Gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist, Ronaldinho ka dhuruar spektakël, me fanellat e skuadrave të Paris Saint Germain, Barcelona, Milan, etj.
Kulmin e karrierës Ronaldinho e arriti te Barcelona, ku pushtoi botën me magjitë e tij në fushë.
Ai bëri 207 paraqitje për Barcën, shënoi 94 gola dhe fitoi shumë trofe, raporton Gazeta Express.
Një video më poshtë që mund ta shikoni, tregon më së miri klasin e 29 vjecarit, që mahniti për shumë vite tifozët nëpër botë.
Ndryshe nga herët e tjera, Ronaldinho e festoi ditëlindjen në burg kesaj radhe. Ai ndodhet në një burg në Asuncion të Paraguajit, ku mbahet që prej datës 6 mars.
I arrestuar me pasaportë false, Ronaldinho tani akuzohet nga autoritetet paraguaiane edhe si i përfshirë në një skemë për pastrimin e parave, ndërsa pavarësisht garancive të ofruara nga avokatët e tij, ende nuk është lënë i lirë.
Ndërsa së fundi shkëlqeu edhe në një ndeshje të zhvilluar në ambientet e burgut në Paraguai, duke shënuar 5 gola.