970×90
970×90
970×90
970×90

Koronavirusi, mbi 10 000 të vdekur në botë/ Zero të infektuar në Wuhan të Kinës

Koronavirusi, mbi 10 000 të vdekur në botë/ Zero të infektuar në Wuhan të Kinës

Më shumë se 10,000 njerëz kanë vdekur pasi infektimit me koronavirus. Kto janë të dhëna nga bilanci i Universitetit “John Hopking” i cili bazohet në të dhënat e OBSH-së dhe burimeve të tjera, kurse numri total i të infektuarve në gjithë botën është rreth 250.000.

Një e dhënë e tillë vjen gati tre muaj pasi virusi u identifikua për herë të parë në Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei të Kinës, shkruan CNN.

Që atëherë, virusi është përhapur në çdo kontinent përveç Antarktidës dhe ka infektuar gati 250,000 njerëz në të gjithë botën, sipas vlerësimeve të JHU.

Situata në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Numri i vdekjeve në Itali tejkaloi atë të Kinës kontinentale dje, dhe sipas Johns Hopkins, vendi tani ka regjistruar më shumë se 41,000 raste.

Ndërkohë numri i të prekurve në SHBA tejkaloi 10,000 të enjten, nga më pak se 100 në fillim të muajit. Mund të ketë edhe më shumë, pasi jo të gjithë pacientët mund të testohen, sepse SHBA-të aktualisht po merren me një mungesë të rëndë të pajisjeve të testimit.

Megjithatë ka një dritë në fund të tunelit: Autoritetet në territorin e Kinës duket se po bëjnë përparim të dukshëm në ndalimin e përhapjes së virusit brenda vendit – asnjë infeksion të ri lokal nuk është raportuar për dy ditë me radhë dhe 71.150 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitali, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit.

Related posts