Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes llogarisë së saj në “Twitter” për zhvillimet në vend.
“Luftoni koronavirusin, mos luftoni njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo.
Të njëjtën porosi e ka shkruar në të dy gjuhët, atë shqip dhe anglisht.
Kjo është hera e parë që Osmani është deklaruar lidhur me mocionin që e ka paralajmëruar Lidhja Demokratike.
Ajo ka votuar kundër kur kjo temë është diskutuar në kryesi të partisë.
LDK sot ka dorëzuar në Kuvend të Kosovës mocionin me 46 nënshkrime.