Kosova është vendi i parë evropian që iu bind presidentit turk Tayyip Erdogan për të arrestuar dhe deportuar për në Turqi përkrahësit e kundërshtarit të tij politik Fetullah Gylen. Por, është i çuditshëm fakti se as SHBA e as BE nuk reagoi fare me veprimin e Kosovës.
Vetëm pak ditë para se në Kosovë të kryhej një aksion i shërbimit sekret turk dhe atij të Kosovës, në kundërshtim me të gjitha vlerat demokratike dhe perëndimore, udhëheqësit e lartë të BE’së kishin shtrënguar duart me Sulltanin, shkruan gazetametro.net.
Pas takimit në Varna të Bullgarisë, zyrtarët lartë të BE’së, si Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, kishin thënë se rikonfirmojnë gatishmërinë për të vazhduar dialogun me Turqinë, për të kapërcyer vështirësitë, pasi marrëdhëniet mes tyre po kalojnë nëpër krizë. vend me fuqi të madhe në gjeopolitikën globale. /gazetametro.net