“Vullnetarët nuk paguhen, jo sepse nuk kanë vlerë, por sepse nuk ka çmim që paguan për kontributin e tyre”, kjo është një thënje e cila i ka motivuar nder vite grupe te vullnetarizmit në shtetet e ndryshme. Shkruan GazetaProjekti
Pra puna vullnetare në përgjithësi konsiderohet një aktivitet ku një grup ofron shërbime apo punë të ndryshme për një shoqëri tjetër të caktuar. Duke u bazuar në këtë, Profesori Nezir Shehu së bashku me Burim dhe Shefqet Kuçin kanë marr një aksion të cilët kanë rregulluar disa nga hapësirat publike saktesisht, ulëset pranë Stacionave të Autobusëve të cilat ishin prishur në këtë komunë. Pra, të njejtat ulëse te Stacionit të demoluara kohë më parë tashmë kanë marr formë të re, dhe janë gati për përdorim nga udhëtarët të cilët mund ta shfrytëzojn Stacionin e Autobusëve në Junik.