Lidhja Demokratike e Kosovë ka marrë vendim që nga dje t’i ndan rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ta rrëzon nga pushteti Albin Kurtin.
E menjëherë pas kësaj u tha nga zyrtarët e LDK’së se mundësitë që të shkojnë zgjedhje të reja nuk janë për shkak të situatës, mirëpo do formohet një Qeveri Teknike.
Por, Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit, ka thënë se nëse krijohet një qeveri teknike, pa Vetëvendosjen, atëherë është i qartë se presidenti Thaçi do të jetë edhe kryeministër i vendit.
Ajo thotë se Vetëvendosje nuk do të hyjë në Qeveri teknike, e se në një të tillë Thaçi do të ishte edhe kryeministër.
“Nëse LDK-ja e sjell mocionin atëherë skenari është i qartë. Nëse krijohet një qeveri teknike, pa VV-bë, atëherë është i qartë se presidenti Thaçi do të jetë edhe kryeministër i vendit. Shpresoj se nuk do të bëjnë gabime të tilla. Nuk mund të fshehën përfundimisht duke thënë se ne jemi antiamerikan. Jemi të vetëdijshëm për bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë. Dhe sikur kjo kërkesë e LDK-së të ishte e sinqertë atëherë do ta diskutonin në kabinetin qeveritar”, u shpreh Nagavci në Interaktiv të KTV’së.
Kujtojmë se dje pas shkarkimit nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme të Agim Veliut nga kryeministrit Kurti, LDK’ja morri vendim që të tërhiqet nga koalicioni qeveritar dhe të rrëzohet qeveria Kurti.