970×90
970×90

Nevoja urgjente e z.Veseli, për të krijuar identitetin e vet politik!

Nevoja urgjente e z.Veseli, për të krijuar identitetin e vet politik!

Duke parë se z.Thaçi ka filluar të sillet quditshëm dhe pa respekt për institucionet e vendit, sidomos qeverinë e kosovës ku edhe PDK dhe z.Veseli si kryetar i saj janë pjesë e rëndësishme, është e pashmangshme që një barrë e rëndë e sjelljes shpërfillëse e z.Thaçi i faturohet PDK-së dhe vetë z.Veseli me faktin se z.Thaçi ishte kryetar i PDK-së, pavarsishtë fajit ose jo.

Është shumë e rëndësishme që z.Veseli të dal edhe publikishtë nga hija e tij dhe të krijoj një identitet të vetin politikë pa z.Thaçi dhe PDK si parti shtetëformuese të vazhdojë rrugën e saj duke u ndarë përfundimisht nga ndikimi i fshehur i z.Thaçi.

Reagimi i rezervuar i z.Veseli për zhvillimet e fundit gabimisht mund të kuptohet nga qytetarët se edhe ai pajtohet me këto veprime jo të mira dhe ne rastin e deportimit të 6 qytetarëve turq skandaloz.

  • Z.Veseli me distancimin e tij të qartë nga z.Thaçi edhe mund ti sjell pak kokëqarje brenda partisë pasi një ndikim të madhë tek njerzit e PDK-së ,mund ta ketë ende z.Thaqi por në afat të gjatë PDK dhe z.Veseli do të kthenin besimin e qytetarëve se si subjekt politik udhëhiqet nga e drejta dhe ka logjikë shtetëformuese dhe vendos fatin e kombit para fatit individual të kujtdoqoftë.

Related posts