Sonte është zhvilluar mega spektakel në palestren e sporteve Ereniku në Junik ku Klubi i Futsalit “Fc Juniku”, ka zhvilluar sonte një ndeshje që do të kujtohet gjatë.
Ata i kanë treguar vlerat sportive gjatë gjithë lojës ku fjalën e fundit e dhanë duke mposhtur ekipin mysafir Liburni nga Gjakova, me një rezultat bindës.
Ishte një lojë teper e bukur duke i shtuar këtu edhe atmosferen që e bënë qindra qytetar të Junikut me rrethin me brohoritje. Rezultati final ishte 7 me 3 për Juniku, transmeton Gazeta Projekti.