Presidenti do të mbajë konferencë për media në ora 21:00
Zyra e Presidentit i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se në ora 21:00 do të mbajë konferencë për media.
Presidenti Thaci zhvilloi një takim me Këshillin e Sigurisë së Kosovës në ora 20:00.
Në këtë këshill u diskutua për masa të reja kundër pandemisë së koronavirusit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurtit për të thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë.
Gjithashtu presidenti sot u takua me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për të diskutuar lidhur me mobilizimin e FSK’së në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.