970×90
970×90

Si ta ulim ankthin dhe panikun nga koronavirusi?

Si ta ulim ankthin dhe panikun nga koronavirusi?

Stresi psikologjik, përfshirë këtu edhe ankthin dhe panikun, ndikojnë në dobësimin e sistemit tonë imunitar, ndërkaq dobësimi i sistemit imunitar na bënë më të ndjeshëm dhe më të pafuqishëm karshi viruseve të ndryshme, përfshirë këtu edhe koronavirusin. Andaj, menaxhimi i stresit tonë është në funksion të parandalimit, po ashtu.

Por, për ta ulur ankthin dhe panikun nga kornavirusi, në radhë të parë duhet të dijmë se si funksionojnë këto emocione.
Të gjitha emocionet tona, përshirë këtu edhe ankthin dhe frikën, janë produkt i mendimeve dhe sjelljeve tona. Prandaj nuk mund të ulet frika e një personi duke i thënë atij që të mos frikësohet. Në vend të kësaj, nëvojitet një qasje racionale në raport me mendimet dhe veprimet tona.

Situata tw tilla si kjo me koronavirus shumë lehtë provokojnë mendime irracionale dhe të ekzagjeruara (si psh. “cka nëse unë infektohem dhe vdes”, “cka nëse infektohet familja ime”, “cka nëse infektohemi të gjithë”, “cka nëse mbesemi pa ushqim” etj.). Këto mendime natyrshëm prodhojnë dhe e shtojnë dozën e ankthit tek ne. Ky ankth dhe këto mendime, po ashtu, na nxisin që të ndërmarrin veprime jo të shëndetshme, sic është leximi dhe kontrollimi i pandërprerë i lajmeve në lidhje me koronavirusin. Paradoksalisht, këto veprime (përcjellja e pandërprerë e lajmeve) na nxisin që të mendojmë edhe më shumë për “katastrofat e mundshme”, dhe kështu futemi një një rreth vicioz të ankthit dhe frikës.

Prandaj, hapi i parë do të ishtë kontrollimi i sjelljeve tona. P.sh. nuk është e domosdoshme përcjellja e vazhdueshme e lajmeve, madje edhe atyre jo të sakta. Mjafton që cdo dy apo tre orë të dëgjojmë apo lexojmë lajme nga burime të sigurta. Pjesën tjetër të kohës, secili nga ne, mund të ja kushtoj gjërave tjera me rëndësi.

Sa i përket mendimve, ato rregullohen dukshëm nëse veprimet tona janë të rregulluara. Në të njëjtën kohë, nëse ne jemi të vetëdijshëm për mendimet tona, dhe e kuptojmë që ato janë vec mendime brenda neve, jo realiteti objektiv, natyrshëm do të ulët edhe ankthi jonë karshi situatës.

@e-mental

Related posts