
UEFA ka vendosur që pas zhvillimeve të fundit lidhur me koronavirusin, të shtyjë ndeshjen mes Manchester City dhe Real Madrid, transmeton lajmi.net.
Lajmin për vendimin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e skuadrës angleze, e cila ka dalë me një vendim.
Më herët gjatë ditës është raportuar edhe se skuadra e ReaL Madrid ka shkuar në karantinë, pasi skuadra e basketbollit e Real Madrid është prekur nga virusi.
Pas këtyre zhvillimeve, është parë më e rrugës që të shtyhet ndeshja e Ligës së Kampionëve.