970×90
970×90
970×90
970×90

“Gylenistët” ndodhen në burgun e Stambollit, familjarët flasin me ta

“Gylenistët” ndodhen në burgun e Stambollit, familjarët flasin me ta
Familjarët e gjashtë shtetasve turq të deportuar në Turqi nga Kosova, kanë kontaktuar me ta dhe kanë mësuar se janë në burg në Stamboll.

48 orë pas arrestimit dhe deportimit familjarët e shtetasve turq të deportuar nga Kosova, kanë rënë në kontakt sot me ta.

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, Bujar Muzhaqi, drejtor në njërën prej rrjetit të shkollave ‘Gulistan’ në Kosovë.

“Sot kanë folur. Janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Stamboll, dhe ende nuk kanë dalë para gjykatës. U kanë thënë që janë mirë, dhe se janë transferuar 2 orë pas arrestimit”, ka thënë Muzhaqi.

Related posts