970×90
970×90
970×90
970×90

Rritet bashkëpunimi në mes KFOR-it, dhe Komunës së Junikut

Rritet bashkëpunimi në mes KFOR-it, dhe Komunës së Junikut

Kryetari i Komunës së Junikut, z, Agron Kuçi, ka zhvilluar një takim me kolonelin e KFOR-it, Natale Gatti, shkruan GazetaProjekti.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Junikut me anë të një komunikate për media.

Lajmi i plotë:

TAKIM PUNE
Takim pune me Kolonel Natale Gatti

Kryetari i Komunës së Junikut z. Agron Kuçi ka pritur në takim Kolonel Natale Gatti, të cilin e ka njoftuar me gjendjen dhe karakteristikat e Junikut, vizionin dhe objektivat komunale si dhe bashkëpunimin e deritanishëm me KFOR-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare për të cilin bashkëpunim ndërvite dhe i ka faleminderuar.

Kolonel Natale Gatti ka shprehur përshtypjen e tij për Junikun, pavarësisht që vend i vogël, mirëpo vend i qetë dhe i mirëmbajtu, gjithashtu ka njoftuar kryetarin për bashkëpunimet pasuese mes Komunave, KFOR-it dhe FSK-së me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe menaxhimit sa më të mirë të situatave të jashtëzakoshme.

Palët u pajtuan që aktivitetet e pëbashkëta të thellojnë dhe më shumë bashkëpunimin e ndërsjelltë.


Komuna Junik


Related posts